Aktori Keanu Reeves ka mbërritur me një shoqëruese të veçantë në ceremoninë e 92-t të Academy Awards. Ai ka parakaluar në tapetin e kuq krah nënës së tij.
Aktori 55-vjeçar i “Matrix” do të bëjë që të kthejmë edhe një herë sytë nga ekrani, pasi pritet të interpretojë në flimin “Bill & Ted Face The Music”, i cili do të shfaqet gjatë fundit të këtij viti. Pasi ka kaluar një vit të lodhshëm gjatë 2019, pas pjesëmarrjes në “John Wick 3” dhe “Toy Story 4”, ai duket se nuk ka në plan të lodhet.
Teksa të gjithë kolegët dhe rivalët e tij parakaluan në tapetin e kuq me shoqërues të ndryshëm, Reeves arriti në këtë ceremoni i shoqëruar nga një prej personave që do më shumë në botë, të ëmën, Patricia Taylor. Ka qenë ky një moment që ka tërhequr mjaft vëmendje në të gjitha mediat botërore.
***