Disa objekte të çuditshme u filmuan mbi qiellin e Durrësit mbrëmjen e 16 janarit të këtij viti, të cilat alarmuan jo pak banorët e qytetit bregdetar.
Objektet lëviznin në vijë të drejtë pranë njëri-tjetrit, në drejtim të Tiranës, ndërsa të shumtë ishin qytetarët që dërguan video në redaksinë e JOQ Albania, ku shpreheshin të shqetësuar mbi origjinën e këtyre objekteve fluturuese. Madje, një prej qytetarëve u shpreh se kanë kaluar mbi 100 të tillë mbi qiellin e Durrësit.
Ndërkohë, një tjetër video ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku është filmuar një objekt misterioz fluturues, që duket sikur po “pluskon” mbi qiell.
Këtë herë pamjet nuk vijnë nga Durrësi, por nga Tirana.
Qytetari shprehet se është filmuar në mesditë, ndërsa shton se ishte një dritë e dukshme edhe ditën, që po fluturonte në një lartësi shumë të madhe.
Ai shkruan:
Pershendetje joq, kjo video eshte bere ne Tirane. Ishte nje drite e dukshme edhe diten , qe levizte dhe dukej qe ishte ne nje lartesi te madhe . Nuk ia kam idene se cfare mund te jete.”
Sipas hulumtimeve, mendohet se këto objekte janë satelitë të SpaceX. Të njëjtët objekte janë parë edhe para disa muajsh në një qytet të Holandës, por jo vetëm. Objektet janë filmuar nga një astrolog, i cili i quan ato satelitë SpaceX.
Qëllimi i këtyre satelitëve është që të krijojë akses interneti për vendet të cilat kanë mungesë.
Pas Durrësit, një tjetër objekt misterioz filmohet mbi qiellin e Tiranës në mes të ditës on Vidnews.