Lajme

Pas zhurmës së madhe në rrjet, reagon Alketa Vejsiu: Sa turp, jeni bërë…

Së fundmi dy postime nga Revista e Alketa Vejsiut, një për Xhemi Shehun dhe një për motrat Vjollca, kanë qenë në fokusin e mediave. Të dyja postimet u komentuan si kundërpërgjigje e Alketës ndaj faktit që Xhemi dhe Marina e ironizuan për “Festivalin e Këngës”. Më vonë një vajzë me emrin Xhesi komentoi se postimet janë bërë nga ajo si administratore e faqjes së revistës.

Pas zhurmës së madhe që u bë për këto postime pritej një reagim i Alketa Vejsiut e cila ka vendosur të reagojë sot duke i kthyer përgjigje komenteve në llogarinë e saj në Instagram.

Një komentues i shkruan: “Sa mirë t’u bë të doli boja fare të gjithë të urrejnë llafazane”, ndërsa Alketa ia kthen: “Jeni bërë shumë me 0 postime, 0 ndjekës! Sa turp, sa turp! Luf.toni me mullinjtë e erës! Dashuri ka më shumë se urrejtje! Kështu zhytuni thellë e më thellë por do mbyteni aty”.

“Mos u ngatërro me motrat Vjollca”, i shkruan një tjetër komentues ndërsa Alketa tregon se nuk ka asgjë me to. “Janë super yje. I duam”, përgjigjet moderatorja.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top