Lajme

“Pëlqente makinat dhe qentë”/ Shuarja e të riut shqiptar, qyteti italian mban zi

Ditë zie në qytetin italian të Machiagodenas për vde kjen e 20-vjeçarit shqiptar Tomas Hoti, i cili mbeti vik timë e një aks identi të rëndë në Autostradën shtetërore 17, midis San Massimo dhe Bojanos, në Itali.

Kryetari i bashkisë së Machiagodenas, Felice Ciccone shpalli ditën e djeshme disa orë heshtje zie, në respekt të ndjenjave të komunitetit shqiptar, por jo vetëm. Tomas, i lindur në Molise nga prindër shqiptarë prej 22 vitesh rezidentë në Machiagodena, udhëtonte me makinën e tij, kur për shkaqe ende të panjohura u përpl as me një furgon, i cili drejtohej nga një 39-vjeçar nga provinca e Campobasso.

20-vjeçari në gjendje kri tike u shtrua në spitalin “Cardarelli”, ku nd ërroi je të pas 6 ditësh. Pas vde kjes prokuroria vendosi të kryejë autop sinë.

Funerali i të riut u zhvillua dje dhe në ceremoni morrën pjesë qindra qytetarë, të cilët i shprehën ngushëllimet prindërve të të riut.

Mediat italiane shkruajnë se Tomas Hoti, me origjinë nga Shqipëria, por rezident në Molise, kishte frekuentuar institutin teknik ‘Mattei’ në Isernia. Ai i donte makinat dhe qentë. Shumë aktiv në rrjetet sociale, teksa postonte shumë fotografi në Facebook.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top