Kampionët e boksit, Anthony Joshua dhe Tyson Fury, janë më afër se kurrë përballjes së madhe mes tyre.
Fury sot ka fituar titullin e WBC duke mposhtur Deontay Wilderin, duke patur kështu tashmë mundësinë për duelin që do të unifikonte titujt, pra kundër Anthony Joshua.
‘Sun’ raporton se skuadra e Joshua ka pranuar një mega-ofertë që të përballet me Tyson Fury, por ndeshja duhet të zhvillohet në Arabinë Saudite.
Nuk dihet akoma nëse një ndeshje mes dyshes do të organizohet vërtet në Lindjen e Mesme. Adhuruesit e boksit e duan patjetër duelin për unifikimin e titujve, mes Anthony Joshua dhe Tyson Fury.
Të gjithë janë në pritje, por deri më tani, nuk ka asgjë zyrtare.
Szpiegowskie Telefonu
April 4, 2024 at 2:39 pm
Podczas robienia zdjęć telefonem komórkowym lub tabletem należy włączyć funkcję usługi pozycjonowania GPS w urządzeniu, w przeciwnym razie nie można zlokalizować telefonu komórkowego.