Lajme

Përlot Michael Jordan: E doja shumë, ishte si një vëlla i vogël për mua

Shuarja tra gjike e legjendës së basketbollit, Kobe Bryant, ka sh okuar mbarë botën.

41-vjeçari, i cilësuar si një prej basketbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave, hu mbi je tën tr agjikisht dje në Kaliforni gjatë një aks identi ajror, ku helikopteri me të cilin po udhëtonte së bashku me të bijën 13-vjeçare, Gianna Bryant dhe 7 persona të tjerë, u rrëzua, duke u marrë jetën të gjithë personave që ndodheshin në bord.

Lajmi që trishtoi miliona njerëz në mbarë botën, ka sjellë edhe reagimet e figurave më të njohura jo vetëm të sportit, por edhe të politikës në mbarë botën.

Ndër ta është edhe legjenda tjetër e basketbollit, Michael Jordan, i cilësuar si basketbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.

Ish-ylli i NBA-së, ka shprehur ngushëllimet e tij për këtë humbje të madhe për botën e sportit, përmes një mesazhi prekës të postuar në rrjetet sociale.
Në fjalët e ndjera për mikun e tij që nuk jeton më, Jordan shprehet se e konsideronte Kobe-n si vëllain e tij të vogël.

Mesazhi i plotë:
Jam i shokuar pas lajmit tr agjik të nd arjes nga je ta të Kobe dhe Gianna. Fjalët nuk mund ta përshkruajnë dot dhimbjen e madhe që ndiej. E doja shumë Kobe-n, ai ishte si një vëlla i vogël për mua. Flisnim shpesh bashkë, do të mungojnë shumë bisedat me të. Ai ishte një konkurent i denjë, një nga më të mëdhenjtë e lojës dhe kishte një fuqi të madhe krijuese. Kobe ishte gjithashtu një baba i mrekullueshëm, që e donte thellësisht familjen e tij, dhe krenohej me dashurinë e vajzës së tij për lojën e basketbollit. Unë dhe bashkëshortja ime, Yvette, shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjarët, skuadrën Los Angeles Lakers dhe tifozët e basketbollit në të gjithë botën.”

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top