Mund ta keni dëgjuar shpesh frazën ‘pija që shkarkon yndyrat nga trupi’. Por si funksionon vërtet kjo gjë? Si i largon uji yndyrat nga sistemi juaj? Duhet të pranojmë që trupi ka nevojë për shumë ujë për të qenë i hidratuar në mënyrë që të funksionojë normalisht. Uji është gjithashtu i nevojshëm për të pastruar trupin nga toksinat dhe çdo material tjetër i padëshiruar. Është provuar se depozitat e yndyrës në trup janë të vështira për t’u eliminuar, por me ndihmën e një ushqyerjeje të mirë dhe ushtrimeve të duhura, ato mund të ‘dëbohen’ nga trupi.
Kur bëhet fjalë për të larguar yndyrat nga trupi, uji shërben si mekanizëm i parë për këtë proces. Materialet e mbetura nga shpërbërja e yndyrave filtrohen nga sistemi juaj përmes ujit që merrni. Uji i bart këto toksina drejt fshikëzës ku më tej dalin jashtë përmes urinimit. Trupi funksionon si një makinë ‘e vajisur’ mirë ku uji shërben si lubrifikant. Bëjeni rutinë konsumimin e 8-10 gotave ujë në ditë për t’u siguruar që trupi juaj funksionon më mirë. Më poshtë do të gjeni një recetë e cila do t’ju sigurojë një dozë të lartë energjie për të shkarkuar yndyrat e trupit përmes ujit.
Përbërësit:
2 litra ujë
1 lugë gjelle xhinxher i freskët i grirë
1 kastravec mesatar i prerë në feta
1 limon mesatar i prerë në feta
12 gjethe menteje
Përgatitja:
Miksojini të gjithë përbërësit në një kanë dhe më pas shtoni ujë. Lëreni gjatë natës në frigorifer dhe pijeni gjatë gjithë ditës tjetër. Përpiquni të përdorni produkte organike. Gjithashtu sigurohuni t’i lani mirë gjithë përbërësit para se të shtoni ujin. Dhe mbi të gjitha, mos e pini të detyruar, por…shijojeni!