Një piton tërhoqi vëmendjen në një shfaqje në Australi kur më shumë se një herë u përpoq të kafshonte mikrofonin. Gjatë këtij momenti, gazetarja po regjistronte mesazhin e saj ku bënte apel që t’i linin të qetë gjarpërinjtë.
Gazetarja e “Nine Network” Sarah Cawte po raportonte ndërsa kishte në shpatullën e saj gjarprin. Në një moment, kafshës “i hipi në kokë” të kafshonte mikrofonin.
Gazetarja u shpreh për këtë rast:
U frikësova shumë pasi kisha frikë mos do të kafshonte dorën time, ndërsa kameramani dhe kujdestari i gjarprit dukeshin tepër të qetë dhe u dukej qesharake ajo situatë. Pasi u qetësova arrita të bëja filmimet që duheshin për kronikën dhe menjehërë u kërkova që të largonin gjarprin”.
Pitoni do t’i kafshojë mikrofonin, reagimi i gazetares është epik on Vidnews.