Lajme

Pjesëmarrja në Sanremo/ Emisioni i njohur italian krahason Alketa Vejsiun me derrkucen e famshme

Pjesëmarrja e prezantueses shqiptare, Alketa Vejsiu u përgëzua por edhe u sulmua shumë nga mjaft kritikë, sa i takon monologut që ajo mbajti. Vejsiu u ngjit në skenë përkrah Amadeusit dhe Georgina Rodriguezit, partneres së Cristiano Ronaldos.

Ajo u shpreh se ‘Sanremo’ ka qenë ëndrra e saj prej vitesh dhe nuk harroi pa falënderuar Italinë për këtë mundësi që i dha. Në disa intervista të dhëna për mediat italiane, Alketa tha se angazhimi në festivalin e Sanremo-s është një sukses për të.

Por emisioni i njohur italian ‘Striscia la notizia’ ka tallur Alketën me një postim në rrjetin social Instagram, konkretisht në ‘InstaStory’. Një foto e moderatores me një fustan rozë është krahasur me një personazh të animuar që quhet ‘Miss Piggy’.

‘Miss Piggy në Festivalin e Sanremo-s’, shkruhet mbi foto.

Ngjitja e Alketës në skenë u komentua dhe do komentohet shumë gjatë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top