Ditën e sotme këngëtarja shumë e dashur për publikun, Çiljeta Xhilaga dhe i biri Fernando festojnë ditëlindjen. Çiljeta kishte organizuar një super festë mes miqsh, ku nuk kishte si të mungonte Ingrit Gjoni, me të cilën e lidhin plot 20 vite shoqëri.
Në kuadër të ditëlindjes së saj, Ingriti e ka uruar këngëtaren me fjalët më të ëmbla, që simbolizojnë një shoqëri që jo vetëm iu ka mbijetuar viteve por është bërë dhe më e fortë përgjatë tyre.
“Edhe 100 vite të lumtura Ciljeta Xhilaga dhe Fernando. 20 vite shoqëri kemi jetuar dhe festuar shumë ditëlindje së bashku, por më të bukurat janë këto pasi provuam ndjenjën më të bukur të mëmësisë”, ka shkruar ajo.