Lajme

Po bën namin nëpër botë, këngëtarja e njohur shqiptare arrin mbi 2 miliardë klikime me këngën e saj (Video)

Dua Lipa është shqiptarja e parë që arrin të ketë 2 miliardë klikime vetëm në një video në Youtube.

Super hiti “New Rules” nga këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, ka arritur që të hyjë në listën e ngushtë të këngëve që kanë mbi 2 miliardë klikime në platformën muzikore Youtube.

Videoklipi i këngës së famshme është shikuar e komentuar shumë dhe kënga vazhdon të dëgjohet akoma edhe gati 3 vite pas linçimit.

Videoja ka 10 milionë pëlqime, 315 mijë komente deri tani, numër ky që po vazhdon të rritet.

“New Rules” është publikuar si këngë në albumin e parë të këngëtares, “Dua Lipa”, kënga që i ka sjellë suksesin e madh albumit dhe artistes, duke e bërë të njohur në të gjithë botën.

Tashmë Dua ka gati edhe albumin e dytë, “Future Nostalgia”, i cili do të publikohet në muajt e parë të këtij viti.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top