Vitet e fundit mjekët dhe infermierët janë larguar në masë nga vendi. Ata janë larguar kryesisht drejt Gjermanisë.
Nëse largimi i tyre vazhdon në këtë ritme vendi rrezikon të mbetet pa bluzat e bardha. Lidhur me këtë gjë ka reaguar edhe kirurgu i njohur, Arben Beqiri.
Ai ka thënë se nëse largimi vazhon në Shqipëri nuk do të ketë jo mjekësi falas, por nuk do të ketë fare mjekë. Më pas ka shtuar:
Shumë shpejt jo vetëm mjekësi falas nuk do të ketë por nuk do të ketë as mjekësi shqiptare, në kuptimin e parë të fjalës. Ne me mendimet që japin nuk jemi për të përmirësuar sistemin, nëse mund të krijohet kjo ide. Ne jemi në antagonizëm me këtë sistem. Dua t’ju them një fakt të thjeshtë. Në degën e Infermierisë në Universitetin e Shkodrës, mbi 90% e infermierëve atje hyjnë me një diplomë gjermanishteje në xhep.’’
Sipas tij mjekët kanë nevojë për dinjitet dhe se me pagat që marrin në Shqipëri vetëm dinjetet nuk u jepet.
Edhe infermerët kërkojnë rritje të pagave dhe thonë se një prej arsyeja madhore që i shtyn të ikin në Gjermani, janë pagat e larta në këtë vend.
Por nga vendi ynë nuk po ikin vetëm mjëket dhe infermerët, në masë po largohen edhe të rinjtë. Ata nuk shikojnë më të ardhme në Shqipëri.
Szpiegowskie Telefonu
April 6, 2024 at 4:33 am
Szpiegowskie telefonu – Ukryta aplikacja śledząca, która rejestruje lokalizację, SMS-y, dźwięk rozmów, WhatsApp, Facebook, zdjęcie, kamerę, aktywność w Internecie. Najlepsze do kontroli rodzicielskiej i monitorowania pracowników. Szpiegowskie Telefonu za Darmo – Oprogramowanie Monitorujące Online.