Lajme

“Po ngrijmë nga i ftohti”, nxënësi i shkollës së saporindërtuar në Tiranë: Kaldajat nuk janë përdorur fare

“Nëse shkolla “Kosova” mbahej si shkolla më e mirë e re, unë them se “Servete Maçi” e kalon me disa herë. Kemi parë bashki, ministri, por që ia mbërritëm ditës, që një ndërtesë publike, shkollë për fëmijët tanë, të jetë shumë herë më luksoze, shumë herë më cilësore, shumë herë në nivel më të lartë arkitekture e urbanistike, se ndërtesat publike të qeverisë dhe të Bashkisë, nuk e kishim menduar kurrë”

Kështu deklaronte disa muaj më parë kryebashkiaku Erion Veliaj rindërtimin e shkollës 9-vjeçare “Servete Maçi” në Tiranë.
Megjithatë, “dardha e ka bishtin mbrapa” thotë populli.

Pak muaj pas rindërtimit të shkollës 9-vjeçare që ndodhet në rrugën e Dibrës në kryeqytet, janë raportuar edhe problemet e para nga vetë nxënësit e këtij institucioni arsimor.
Një nga nxënësit e kësaj shkolle ka dërguar pak më parë një mesazh në redaksinë e JOQ Albania ku tregon se kaldajat, të cilat janë vënë që prej fillimit të shkollës, nuk janë vënë në funksion.

Sipas tij, nxënësit po ngrohen vetëm me një ngrohëse të vogël. Nxënësi shprehet se po ngrijnë nga i ftohti dhe se askush nuk po merr asnjë masë për këtë gjë.
Ai ka edhe një apel për kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj.

Apeli i nxënësit:
Pershendetje JOQ jam nje nxenes/e e shkolles 9-vjecare servete maçi.Un kisha nje kerkese kundrejt kryeministrit te shqiprise dhe kryebashkjakut te tiranes qe te vendosin sa be shpejt ne perdorim kaldajat te cilat jane vene qe prej fillimit te shkolles e nuk jane perdorur fare. Dua te theksoj qe shkolla jone eshte inaguruar ne fillim te ketij viti shkollor dhe nxenesit ngrohen vetem me nje ngrohese te vogel ne gjithe klasen. Ju lutem postojeni kete se ne po ngrijme nga i ftohti dhe askush nuk po pergjigjet per kete. Faleminderit.”

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top