Lajme

Polici i doganës me këpucë gjysmë të veshura, qytetari: Punojnë 24 orë në ditë, nuk bëjnë gjumë mjaftueshëm

Jemi në 2020 dhe efektivët e policisë në Shqipëri nuk kanë ende kushtet dhe trajtimin e duhur përsa i përket rëndësisë që ata kanë.

Përveç atyre policëve që abuzojnë me detyrën e tyre dhe hunda e pozicionit që kanë, nuk e lë t’i shërbejë qytetarëve, ka dhe nga ata që e bëjnë punën e tyre edhe në kushtet më të vështira.

E një rast i tillë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania. Një punonjës policie, në doganën e Qafë-Thanës, shihet teksa mban këpucët gjysmë të veshura. Qytetari, i cili dërgoi foton u shpreh se ai po i bënte një kontroll makinës, por në atë gjëndje i dukej si mungesë profesionalizmi.

Mirëpo, sipas një qytetari tjetër, e vërteta është ndryshe. Ata efektivë policie punojnë 24 orë në ditë dhe kanë vetëm një ditë pushim. Sipas qytetarit, kjo ndodh sepse ka mungesë personeli dhe përgjegjësia i bie atyre efektivëve që janë në detyrë.

Ai shton se ata lodhen shumë, pasi nuk bëjnë gjumë mjaftueshëm.

Qytetari shkruan:

Jeni faqja me e ndjekur ne shqiperi dhe besoj jeni edhe te drejte ne ato qe denonconi. Po flas per ate policin e qaf thanes qe ka veshur kepucet nga shpejtesia. Ju nuk e dini po ata polica ka pothuaj 2 vjet qe keqtrajtohen se si rregull eshte qe te punojne 24 ore dhe te rrijne 48 ore pushim por ngaqe kane mungese personeli punoj e 24 ore dhe jane vetem 24 ore pushim. E imagjinoni ndopak lodhjen e tyre. Ata e kane te lejuar te flejne te pakten 4 ore gjume se jane 24 ore ne pune dhe nuk e perballojne dot.

1 Comment

1 Comment

  1. Rastrear Teléfono Celular

    April 4, 2024 at 1:09 pm

    Obtener acceso a información secreta puede darle una ventaja comercial sobre sus competidores y, gracias a los avances tecnológicos, espiar ahora es más fácil que nunca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top