Kadri Limani nga Kërçova është një nga policët më të respektuar në policinë amerikane.
Ai shkoi në SHBA në vitin 2009 pasi që përfundoi fakultetin e kri/minalistikës në Universitetin FON në Shkup.
Në mungesë të vendit të punës, lidhjet familjare i mundësojnë të ikë për SHBA, gjegjësisht në qytezën Bethel në Oxford Conty në Alaska, informon INA. Ai vijon specializimin dhe trajnimet e mëtejshme në Akademitë policore amerikane, duke u kyçur menjëherë në policinë e kësaj qyteze.
Kadriu vlen si një nga policët e dalluar në këtë qytezë të mirënjohur amerikane. Ai është një njeri i respektuar, që gëzon autoritet të madh në mesin e amerikanëve.
Kadriu nuk e harron vendlindjen, pasi që ka shkruar se aty është shkolluar dhe ka kaluar një pjesë të madhe të jetës. “Po të më jepej mundësia do të kthehesha në vendlindje” , nuk heziton të thotë këtë i riu kërçovar, që tanimë po bën jetën e tij në Amerikë.