Lajme

Policia e Ermal Kapllanit lë pa bukë të moshuarën që shiste rroba në trotuar, ajo shpërthen në lot

Disa pamje mjaft prekëse janë shpërndarë ditën e sotme nga Nisma Thurje në ‘Facebook’, ku shihet një zonjë e moshuar me lot në sy. Policia Bashkiake e ka ndaluar zonjën, duke mos e lejuar që të shesë rroba në trotuar.

E prekur, gruaja fshin lotët me duar, ku në të vërtetë janë pamje vërtet të dhimbshme. Por kjo nuk është hera e parë, ku shumë qytetarë të gjorë të cilët punojnë për bukën e gojës, policia nuk i lejon të bëjnë punën e tyre të ndershme.

Ndërkohë, kri minelë dhe grupe bandash që duhet të jenë brenda në burg, policia nuk është asnjëherë aty për të gjetur një zgjidhje. Si është e mundur kjo?

Nisma Thurje shkruan:
Policia bashkiake sapo i mori shpirtin kësaj nënës dhe fëmijëve të saj. I lanë vetëm lotët. Sepse ajo karroca me rraqe të vjetra shërbente për ti mbajtur shpirtin gjallë. Në Tiranë mund të shesësh drogë lirshëm, mund të pastrosh paratë e dro gës me lejet e ndërtimit, mund të vr asësh në mes të lokaleve, mund të grabisësh lulishtet, sheshet, parqet, mund të vjedhësh fondet e tenderave. Nuk ka problem! Të respektojnë! Ama nëse je i varfër dhe mundohesh të mbash frymën gjallë, aty kujdes. Aty të vjen shteti dhe ta merr shpirtin. Të lë vetëm lotët!!! Kjo duhet dhe do të marrë fund!

Me lot në sy, shikoni çfarë i bën policia kësaj të moshuare që shiste rroba në trotuar on Vidnews.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top