Prej 1 jave, zjarrfikësja e Vorës është zhytur në një errësirë totale, pasi energjia elektrike është shkëputur.
Por, çfarë ka ndodhur? Përse ky stacion i shërbimit të zjarrfikëses ndodhet pa drita?
Raportohet se bashkia Vorë nuk ka kryer pagesën për energjinë elektrike, prandaj stacioni ndodhet në këtë gjendje.
Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, godina e shërbimit zjarrfikës është komplet pa drita.