Zemërthyer, një nënë australiane postoi videon e djalit të saj 9-vjeçar të mbytur nga dënesat, që i thoshte “më vr. it ose do të vr. as veten” për shkak të bullizmit të përditshëm që përjeton në shkollë.
Yarraka Bayles, nga Brisbane, Australi, iu lut prindërve të tjerë që të kujdesen më shumë për edukimin e fëmijëve të tyre, duke i treguar se çfarë pasojash të tmerrshme mund të ketë bullizmi. “Sapo e mora djalin nga shkolla, e dëshmova vetë episodin e bullizmit, i telefonova drejtorit, dhe dua që të gjithë prindër, edukatorë, mësues, ta dinë se çfarë ndikimi ka tallja.
Ky është impakti i saj! Unë seriozisht, nuk di se çfarë të bëj tjetër”, ka shkruar ajo në krah të videos ku 9-vjeçari vazhdon të përsërisë se kërkon që dikush ta vr. asë. Që prej postimit të martën, videoja është klikuar 5,9 milionë herë dhe ka marrë 134,000 “share”.
Yarraka e kishte parë vetë sesi një fëmijë tjetër e kishte qëlluar djalin e saj në kokë dhe ishte tallur me gjatësinë e tij. As ajo nuk ka mundur t`i mbajë lotët, dhe tha se përmes këtij postimi deshi të tregonte se sa shumë dhimbje mund t`i shkaktohet një fëmije, por edhe familjes së tij.
SnuseWetget
December 30, 2023 at 1:53 pm
http://streamingcapital.net/squirt-masturbating-teen-hd-small-tit-dont-say-you-love-me/ – 207 07:03 0% Squirt masturbating teen hd small tit Dont Say You Love Me