Një ditë LaVonte Dell po ngiste makinën e tij kur u ndal papritmas nga policia.
LaVonte nuk e kuptoi pse ai ishte ndalur, por kur policia arriti dhe vuri në dukje xhamat e errët të makinës së tij, arsyeja u bë menjëherë e qartë.
LaVonte ishte gati të merrte një gjobë, por papritur një prej policëve dëgjoi një zhurmë të çuditshme që po vinte nga ndenjësja e pasme.
Policët hapën derën dhe panë Lauren, vajzën 3-vjeçare të LaVonte.
Ajo ishte ulur pa ulëse në makinë.
– E pyeta se përse nuk kishte një ulëse për vajzën e tij. Ishte e rrezikshme për një vajzë trevjeçare, i tha policisë Joshua Scaglione për WXYZ.
Babai kishte lot në sytë e tij. Ai më tha se nuk mund të blinte një të tillë, sepse ai kishte pasur shumë shpenzime të papritura në muajt e fundit.
Joshua e kuptoi krejtësisht atë që LaVonte po bënte, pasi ai kishte pasur probleme shumë të ngjashme përpara se të bëhej polic.
Joshua i kërkoi LaVontes ta ndiqte. Së bashku ata shkuan në dyqanin më të afërt, ku Joshua bleu një ulëse të rë për Lauren e vogël!
LaVonte, tepër mirënjohës ndaj policit, kontaktoi redaksinë e një gazete lokale për t’i rrëfyer historinë dhe shprehur mirënjohjen për policin.