Këtë të mërkurë në Pallatin e Kongreseve do të mbahet premiera e filmit “I love Tropoja”, që padyshim është eventi më i madh i vitit. Në premierë do të jenë të pranishëm VIP-a, biznesmenë, artistë, kolegë e miq.
Në këtë ditë të rëndësishme, këngëtarja Elvana Gjata, ka uruar Ermal Mamaqin, me anë të një postimi në Instastory. Ajo ka publikuar një foto me aktorin dhe shkruan: “Të dua! Sot ngre një standart të ri! Bravo, bravo, bravo!”
Ermali dhe Elvana janë miq prej kohësh e për më tepër dyshja luajtën rolet kryesore në filmin “Dy gisht mjaltë”, po nga Ermali, i cili theu menjëherë rekord.