Lajme

Premiera e ‘I love Tropoja’: Fjalimi i Ermalit dhe mesazhi goditës i filmit

Këtë të mërkurë në Pallatin e Kongreseve po mbahet premiera e filmit të shumëpritur ‘I love Tropoja’, me plot 5000 të ftuar në dy orare. Filmi vjen me regji dhe produksion të Ermal Mamaqit, skenar të Klaudia Brahimajt, Ermal Mamaqit e Besnik Mustafait.

Ermali ka mbajtur një fjalim falenderues dhe mes të tjerash, ka theksuar mesazhin e filmit, i cili është shumë aktual.

“Ju lutem një duartrokitje për Robert Ndrenikën, i cili ka ndenjur dy orë duke pritur. Faleminderit shumë profesor! Iu jam shumë mirënjohës të gjithëve që keni ardhur! Nuk e kam parë ndonjëherë këtë sallë me kaq shumë personalitete edhe këto dy javë kuptova që Shqipëria ka më shumë VIP-a se sa çka Pallati i Kongreseve karrige, prandaj premierën e bëmë në dy orare. Do jenë 5000 veta sonte dhe kjo do jetë premiera më e madhe që kemi bërë ndonjëherë. Dua të them disa fjalë tani sepse dua të falenderoj ca njerëz sepse keni bërë një punë goxha të madhe. “Dy gisht mjaltë” është filmi me ‘Box’s office’ më të madh në kinematografinë shqiptare, për këtë jam shumë i lumtur dhe dua të falenderoj një njeri shumë special që ka një kontribut të barabartë me mua bë këtë sukses: faleminderit shumë Elvana Gjata”, është shprehur fillimisht ai.

Më pas Ermali ka folur rreth “I love Tropoja” duke e cilësuar si arritjen e tij më të madhe artistike.
“I love Tropoja” është arritja ime më e madhe deri tani. Është një komedi misioni i së cilës nuk mbaron te batutat, që ju do merrni dhe do qeshni, por trajton disa tema, disa shqetësime, disa tema sociale që vazhdojnë dhe rëndojnë familjet shqiptare siç është patrialiteti, ose trajton temën si ngatërrohet nderi me turpin dhe se si njerëzit mund të shkatërrojnë jetën nga kjo gjë. Ndoshta femrat e vuajnë më shumë këtë, megjithatë ajo që dua të theksoj është mesazhi që ka ky film: zakonet dhe traditat që ne luftojmë më shumë janë pikërisht ato që na bëjnë bashkë.”

Gjatë fjalimit Ermali nuk i ka kursyer falenderimet e merituara: ” Falenderoj Klaudia Brahimaj për një skenar të mrekullueshëm, falenderoj dhe Besnik Mustafaj për mbështetjen që dha në këtë vepër. Falenderoj dhe Amin që nuk u lodh ng mungesat e mia këtë vit”, ka vazhduar ai .

Po ashtu ai ka falenderuar të gjithë aktorët e filmit “I love Tropoja”, të cilit i janë bashkëngjitur në skenën e Pallatit të Kongreseve.
“Jeta ka të bëjë me mënyrën si e shikon, nëse e shikon jetën me negativitet, me frikë, do ta vuash këtë. Nëse e shikon me pozitivitet dhe të mendosh që këtu ka një vlerë, ka një mundësi që ti mund ta përdorësh dhe ta kthesh në sukses. Këtë mund ta bësh vetëm nëse ke mundësi të konkurrosh veten tënde dhe të bëhesh çdo ditë versioni më i mirë i vetes tënde. Faleminderit shumë të gjithëve”, ka përfunduar Ermali. / “Xing.al”

View this post on Instagram

Fillloiiii I Love Tropoja (fenomen)

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top