Lajme

Premtoi platformën ‘pyet edhe qytetarët’, Veliaj nuk zhvillon asnjë seancë konsultimesh me ta

Edhe pse mori mandatin e radhës në krye të bashkisë së Tiranës, sërish Veliaj harron premtimet e tij. Tre vite më parë, kryebashkiaku lajmëroi platformën “pyet edhe qytetarët”, por asgjë nuk ka ndodhur.

Madje, as një opinion i qytetarëve nuk është marrë për asnjë investim si dhe nuk ka patur zhvillime të seancave të konsultimeve.

Shumë qytetarë kanë ndarë opinion e tyre në lidhje me këtë situatë.

Ja si shprehen disa prej tyre:

Unë nuk e di të ketë pasur diskutim.
Për çdo ndryshim që mund të bëhet duhet të pyesin.
Kush i pyet qytetarët, janë komunistët akoma.
Për projekte të tilla të mëdha si ai i parkut Rinia, bashkia e Tiranës jo vetëm që nuk ka zhvilluar asnjë proces konsultimi por duket se nuk ka qenë plotësisht transparente.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top