Kur sapo mori mandatin, ishte vetë Veliaj që premtoi regjistrimin e pronësisë së pallateve, por mesa duket paska dështuar hapur. Madje nxori edhe një njoftim, ku thuhej se pallatet do të hipotekohen.
“Dhuratë për Vitin e Ri për disa familje në Tiranë do të jetë hipoteka. Sërish një ekip i bashkisë që po merret për një problem që prek 20 mijë banorë”.
Mirëpo, kanë kaluar 4 vite nga premtimi i Veliajt dhe asgjë nuk ka funksionuar. Madje, banorët shprehen të çuditur për ekzistencën e këtij vendimi.
Ja çfarë thonë ata:
Hipotekë nuk ka pallati, ka 13-14 që është bërë dhe nuk po bëhet asgjë.
Unë jam banor prej 15 vitesh te ky pallat këtu dhe e di që nuk ka hipotekë.
Nuk ka ardhur asnjë nga bashkia që të thotë ky pallat ka hipotekë apo nuk ka hipotekë.
Bashkia nuk është dukur në sfond jo të vijë këtej.
Edhe pse Veliaj dhe punonjësit e bashkisë ngritën një vendim për verifikimin e kërkesave të banorëve, mesa duket dokumentet po ‘ndryshken’ në zyrë.