Ditën e sotme sindikata e fermerëve të bashkuar është ngritur në protestë në qytetin e Lushnjes. Ata kërkojnë ndryshimin e skemës së subvencioneve.
Fermerët kanë hedhur prodhimet e tyre në shenjë proteste në rrugë. Ata janë shprehur se për herë të parë do të bëjnë të mundur që njerëzit me kollare të mos vendosin më për fatin e tyre.
Njeri prej tyre ka thënë:
Bujqësia po falimenton, është mëkat nga Zoti që këtë tokë të bekuar ta braktisin dhe fermerët dhe të largohen për në emigracion. Dhe e gjitha kjo bëhet për shkak se nuk zbatohet ligji.‘’
Ndërsa një tjetër fermer ka thënë:
Po jam fermer, fukara dhe me nder, nuk jam hajdut dhe milioner, nuk mbjell dro gë, mbjell domate, luleshtrydhe, qepë, patate, por në fund nuk mbetet lekë, kemi ngelur të gjithë pa brekë. E së fundi kam një fjalë, nuk dorëzohem sa të jem i gjallë.‘‘
Një tjetër ka treguar se ka 30 vite që merret me blegtori dhe se vetëm në vitin 2017 i kanë dhënë disa lekë për ta ndihmuar dhe më pas asgjë. Sipas asaj që thotë në vitin 2017 i dhanë lekë për ta ndihmuar si femer sepse ishte vit votimesh.
Një tjetër fermer ka shtuar:
Fermeri nuk është skllav, që të punojë për të ushqyer shoqërinë, dhe që të mos ketë mundësi që ushqejë vitin e vetë. Vitin e kaluar në portet shqiptare vinin jahtet e pasanikëve, dhe mbusheshin me naftë që kushtonte 600 lekë litri, ndërkohë që ne paguajmë për traktorët naftë me çmim 1800 lekë litri.‘‘