Lajme

Pse rrugët e Zvicrës janë ndër më të sigurtat në botë?

Megjithë rrugët e pjerrëta alpine dhe një rrjet të gjerë të tuneleve, rrugët e Zvicrës renditen si nga më të sigurtat në botë.

Një raport i lëshuar në janar të vitit 2020 zbuloi se rrugët e Zvicrës janë të sigurta – dhe po bëhen edhe më të sigurta.

Vetëm tri vende në botë kanë shkallë më të ulët të vdekjes në rrugët e tyre – Singapori, Irlanda dhe Suedia – ndërsa vetëm dy vende kanë një rrezik më të ulët të vdekjes në shembullin e një dëmtimi në rrugë (Sllovenia dhe Zelanda e Re).

Kjo do të thotë që jo vetëm që rrugët zvicerane janë të sigurta, por infrastruktura e shërbimeve shëndetësore dhe ato urgjente janë gjithashtu të shkëlqyera, shkruan The Local, përcjell albinfo.ch.

Masat e rëndësishme të mbrojtjes:

Guido Bielmann, një zëdhënës i autoriteteve federale të rrugëve Zvicerane FEDRO, i tha The Local se politikat e sigurisë rrugore – veçanërisht nisja e planit të veprimit Via Sicura – ishin pas rrugëve të sigurta të Zvicrës.

“Këshilli Federal i Zvicrës filloi në vitin 2008 me projektin e Via Sicura, për t’i bërë më të sigurt rrugët zvicerane”, tha Bielmann, përcjell tutje albinfo.ch.

“Masat për sigurinë në komunikacion përfshijnë sjelljen në trafik, sigurinë e infrastrukturës [dhe] parandalimin … u përcaktuan masa të rëndësishme parandaluese.

“Me këto masa, ligjet dhe rregullat ekzistuese duhet të zbatohen dhe pikat e zeza të aksi dentit duhet të eliminohen.

“Në rrugët e larta, shpejtësia maksimale është 120 km/orë”.

Ndërsa projekti – që do të thotë ‘Siguria në rrugë’ në Itali – mund të shihet si një sukses i plotë, Bielmann vëren se siguria rrugore është rritur në Zvicër për dekada të tëra.

“Në 1971, 1700 persona vdi qën në aks idente trafiku në rrugët zvicerane. Në vitin 2016 ishin 216. Përfundim: Via Sicura është vërtet e justifikuar”.

Dënime më të larta dhe sisteme të zbulimit janë zbatuar për vozitjet e personave të dehur dhe sjellje të tjera të pasigurta si shpejtesia.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top