Marinaleda është një qytet i vogël në Andaluzi, në pjesën jugore të Spanjës, me një sipërfaqe prej 25 km katrorë dhe me rreth 2700 banorë që jetojnë aty.
Instancat përkatëse në qytet ta ndërtojnë shtëpinë, nuk ka të papunë, rrogat janë 1200 euro, stërvitje pa pagesë në të gjitha stadiumet dhe vendet për rekreacion dhe sport, nuk ka pol ici, interneti është pa pagesë në gjithë qytetin.
Shumë spanjollë duan të shpërngulen në këtë qytet, sepse përveç të tjerash tërheq edhe shumë turistë nga bota.
Ndërsa pjesa tjetër e vendit po përballet me probIeme të shumta, qytetarët e këtij qyteti treguan se njerëzit mund të jetojnë mirë, nëse çmojnë vlerat e vërteta dhe e organizojnë vetë jetën – harmoninë, bashkimin, ndihmën e ndërsjellë – janë këto që vlerësohen në këtë qytet. Qytetarët iu kundërvunë ashpër dhe i thanë jo vrapimit të ç mendur pas fitimit dhe akumulimit të pasurisë, ashtu siç bëjnë bashkëkombasit e tyre.
Qytetarët vendosën që të fla kin çdo gjë nga kapitalizmi i egër – në qytet, në vend të rekIamave të bankave dhe markave të njohura si Coka Cola – ka art rrugësh në formë të grafiteve dhe muraleve me porosi për përkrahje dhe solidaritet, diçka të ngjashme me grafitet në Kubë dhe Venezuelë.
Rrugët janë emëruar me emra Iu ftëta rësh të njohur për të drejtat e punëtorëve – Frederiko Garsia Lorka dhe Pablo Neruda janë disa prej tyre.
Kushdo që dëshiron të ndërtojë shtëpinë e tij mund ta bëjë këtë falas. Materialet dhe punëtorët e kualifikuar janë dhënë nga bashkia e qytetit, dhe lejimi bujar prej 192 metra katrorë do të thotë se shtëpitë janë të bollshme.
Familjet pastaj do të paguajnë vetëm 15 euro ($ 19) në muaj gjatë gjithë jetës së tyre, me marrëveshjen që shtëpia nuk mund të shitet për përfitime private.