Lajme

Rast i çuditshëm, gruaja vendos të martohet me avionin pas 6 vitesh dashuri në distancë

Me sa duket, dashuria veçse nuk njeh gjini, diferenca racore apo moshë, sëfundmi nuk po njeh as lloj. E këtë po e dëshmon më së miri një grua, e cila ka vendosur të martohet me një avion të tipit jumbo, pasi u takua me të për herë të parë para 6 vitesh.

Michele Kobke, nga Berlini, në Gjermani, po planifikon dasmën e saj me Boeing 737-800 në një ceremoni që do te zhvillohet në Holandë rreth fillimit të këtij viti. Sipas gruas, kjo ishte dashuri me shikim të parë.

Credit: Getty Images/Barcroft Media

Ajo tregon se u dashurua menjëherë me atë që do të jetë burri i saj i ardhshëm, në vitin 2014, kur u takuan për herë të parë në aeroportin Berlin Tegel. Michele shton së u magjeps nga krahët e mëdhenj të burrit të saj të ardhshëm, menjëherë sapo e pa atë.

Ajo e ëndërronte dhe deri pak kohë më parë ka arritur ta admirojë përmes xhamit “Schatz”‘-in e saj, deri sa më në fund e preku. Takimi mes Michele dhe avionit 40 tonësh ndodhi shtatorin e vitit të shkuar, kur vajza mundi t’i jepte edhe puthjet e saj të ngrohta “bishës” së qiellit.

Credit: Getty Images/Barcroft Media

Në lidhje me marrëdhënien e tyre, gjermania tregon:

Momentet kur ai qëndronte në hambar dhe unë e admiroja, kanë qenë më të mrekullueshmet në jetën time. Më në fund arritëm të putheshim. Dua të martohem me të dhe do të zhvendosem në hambar për të jetuar bashkë. Kur të martohemi, dua të kaloj gjithë natën duke shijuar burrin tim”.

Sa i takon dasmës, mendohet të bëhet më 18 mars, ndërsa për veshjen Michelle thotë se nuk do të zgjedhë fustanin tipik të bardhë, por veshje elegante të zeza.

Woman Announces She Will Marry Plane She Met Six Years Ago

***

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top