Lajme

Rast unik, teknologjia bashkon nënën me vajzën e ndjerë

Ky është momenti kur një nënë e mërzitur ka arritur të “ribashkohet” me vajzën e saj pasi një kompani VR ndërtoi një avatar të fëmijës shtatë vjeçar. E vogla Nayeon thuhet se ka vd ekur në moshën shtatë vjeç në vitin 2016 nga një sëmundje e pashërueshme.

Largimi nga je ta i së bijës e ka bërë të ëmën, Jang Ji-sung, të përjetojë ditë të errëta dhe të jetë mjaft të mërzitur. Në klip, fëmija buzëqesh dhe bërtet “ma!”. Gruaja, e cila mban kufje në vesh, shihet të zgjasë duart dhe të përpiqet të përqafojë iluzionin.

Çuditërisht realiste, vogëlushja duket më shumë si një njeri i vërtetë sesa një hologram i bezdisshëm përpara një ekrani të gjelbër. Në sfond, mund të shihet një park realitet virtual tepër i detajuar me një tryezë pikniku dhe lojëra për fëmijë.

Jang Ji-sung dhe avatar i Nayeon vepruan së bashku në një skenë, duke festuar ditëlindjen e fëmijës. Që nga koha kur dokumentari televiziv i Koresë së Jugut i transmetuar më 6 shkurt, shikuesit kanë debatuar nëse përdorimi i teknologjisë VR është shqetësues.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top