Lajme

Recetën më të mirë të kekut me boronica na e jep vetë Blerina

Ju kemi folur shumë për vlerat e frutit të boronicës dhe sot thamë të ndanim me ju një recetë ëmbëlsire. Një kek me boronica dhe vaj ulliri është ajo çfarë ju duhet për të rregulluar shijen dhe surprizuar familjen.

Përbërësit:

  • 4vezë,
  • 2 gota miell,
  • 1 gotë sheqer,
  • 2/3 gotë vaj ulliri,
  • 1 gotë kos,
  • 1 lugë kafeje pluhur pjekje,
  • 1 vanilje,
  • 1/2 gotë boronica.

    Përgatitja:

Përzieni sheqerin me vezët, i shtoni vajin dhe kosin. Më pas hidhni miellin, pluhurin e pjekjes dhe vaniljen. E hidhni masën në formën e kekut dhe në fund i shtoni nga sipër boronicat.

Piqeni në 180 gradë, 30 minuta. Provoni pjekjen me thikë. Nëse thika del e thatë është gati. E lini të ftohet pak dhe mund ta shërbeni dhe me një kupë akullore!

2 Comments

2 Comments

  1. Rastrear Teléfono Celular

    February 11, 2024 at 7:58 pm

    Es posible que otras personas recuperen algunos archivos de fotografías privadas que elimine en su teléfono, incluso si se eliminan permanentemente.

  2. Rastrear Teléfono Celular

    April 4, 2024 at 1:44 am

    Al tomar fotografías con un teléfono móvil o una tableta, debe activar la función de servicio de posicionamiento GPS del dispositivo; de lo contrario, no se podrá posicionar el teléfono móvil. https://www.xtmove.com/es/how-to-track-location-through-mobile-phone-photos/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top