Këngëtari shumë i dashur për publikun, Renis Gjoka është treguar gjithnjë i rezervuar për jetën e tij private. Megjithatë në momentin kur u bë baba, nuk e fshehu gëzimin dhe e tregoi publikisht lajmin e bukur duke postuar edhe foto shumë të ëmbla me të bijën.
Renisi ka treguar se jeta e tij ka ndryshuar pas ardhjes në jetë të Aurës dhe është shumë i përkushtuar ndaj vogëlushes.
Së fundmi në një intervistë për emisionin “Lart e poshtë”, Renisi për herë të parë foli për partneren e tij, Jonën duke treguar se asaj nuk i pëlqen vëmendja mediatike prandaj ka preferuar të mos e bëjë publike lidhjen.
“Ajo është tip i tërhequr dhe nuk i intereson të dalë në media. Ka një profil tjetër që nuk ka lidhje me televizionin, me artin, është prfesioniste në fushën e saj. Është person që nuk i ka qejf skupet, showbizin. Edhe unë nuk kam dëshirë të tërheq vëmendje prandaj miksohen këto dëshira dhe del ky rezultat”, u shpreh Renisi.
Renisi tregoi se i thonë që vajza i ngjan më shumë atij dhe në të ardhmen nuk do dëshironte që ajo të merrej me art.
I pyetur nëse është gati për një fëmijë të dytë, Renisi u përgjigj: “E kemi menduar, gati jam, por nuk kemi planifikuar gjë”.