Lajme

Reshje shiu dhe vranësira, si do të nisë kjo javë

Gadishulli i ballkanit po ndikohet nga zonë barike me presion të lartë atmosferik (A) me qëndër të pozicionuar në Europën Verilindore e cila po mban mot të qëndrueshëm në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.

Fillimi i javës, e hënë 10 Shkurt 2020 moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga rreshje të pakta shiu në zonën Veriperëndimore.

Era do të jetë e vrullshme me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1,5-2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rritje.

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore -1/11°C

Zonat e ulëta 4/19°C

Zonat bregdetare 6/19°C

Për 5 ditët në vazhdim

Java pritet të nisë me mot me diell dhe shtim gradual të vranësirave. Deri në mesjavë, reshjet e përkohëshme të shiut do të përqendrohen në pjesën veriore dhe qendrore të vendit.

Intensiteti i tyre, do të jetë i dobët e përkohësisht gjatë së mërkurës e të enjtes mesatar.

Deri në këtë ditë, erërat heraherës të vrullshme jugore, do të krijojnë kushtet për rritje temperaturash sikurse mund të shihni tabelën.

Ndryshim i situatës meteorologjike, do të vijë ditën e premte, kur vendi do të përfshihet nga reshje shiu e dëbore në ekstremet malore. Këto reshje, parashikohen me intensitet dhe në formën e rrebesheve, pasdite e në mbrëmje të së premtes. Ju urojmë, ta kaloni sa më bukur këtë të diel me diell që po kalon vendi!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top