Lajme

Rezart Veleshnja acarohet në emision: Do çohem nga paneli nëse vjen ai

Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja, ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Shqipëria ime”. Ai ka folur rreth kinematografisë në ditët e sotme.

Gjatë emisionit, Rezarti ka reguar kur i kanë komunikuar se do ishte i ftuar dhe Drilon Hoxha. Ai është shprehur se një figurë si e tij nuk mund të bëhej pjesë e emisionit pasi në studio ndodheshin njerëz që kanë studiuar për punën që bëjnë.

Po ashtu ai ka shtuar se vetëm pse bën një film, nuk do të thotë asgjë. Rezarti e ka shprehur hapur mospëlqimin ndaj Hoxhës, duke bërë të ditur se do largohej nga paneli nëse ai do ishte prezent. “Driloni nuk ka as shkollën as asgjë, të paktën ne e kemi mbaruar një akademi, kemi për çfarë të flasim. Tani filma mund të bëjë dhe një komshi te lagjja, po e ulim nivelin e bisedës fare. Më detyron të çohem nga paneli…është një njeri pa kurrëfarë backgroundi”, tha ai.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top