Lajme

Rininë e mori Gjermania/ Shqipëria po plaket, në vitin 2031 mosha mesatare mund të jetë 42 vjeç

Për ditë e më shumë shqiptarët po largohen nga vendi. Ky fenomen po kthehet në shqetësues sepse Shqipëria rrezikon të mbetet pa krah pune.

Vendi tkurret dhe plaket me ritme të shpejta madje. Sipas INSTAT në vitin 2031 mosha mesatare e shqiptarëve parashikohet të 42 vjeç.

Nga njëra anë numri i lindjeve po ulet nga viti në vit, kurse të rinjtë po largohen nga vendi për ditë e më shumë. Dy qarqet me numrin më të vogël të popullsisë janë Kukësi dhe Gjirokastra.

Kujtojmë këtu se deri në vitet 2000 Shqipëria ishte një ndër vendet me moshëm më të re mesatare në Europë.

Dy janë faktorët kryesorë që po sjellin plakejn e popullsisë rënia drastike e lindjeve dhe largimi në masë i të rinjve.

Të rinjtë po largohen prej pagave të ulëta dhe kostove të larta të jetesës. Vendi ku po ikin më shumë është Gjermania. Jo më larg se verën e kaluar të rinjtë që prisnin në radhë para ambasadës gjermane në Tiranë, ngjasonin me radhët e atyre që prisnin para ambasadave në vitet 1990.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top