Lajme

Robert Berisha e thotë troç çfarë i pëlqen te fiziku i Norës

Këngëtari i njohur Robert Berisha ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Treshat”. Ai ka folur rreth jetës profesionale dhe asaj private, ku sigurisht nuk i janë kursyer pyetjet rreth ish-partneres, Nora Istrefi.

Teksa i ka shfaqur në ekran një foto të Norës, moderatorja Bora Zemani e ka pyetur këngëtarin se cila është pjesa e tij e preferuar te fiziku i Norës dhe ai nuk ka hezituar për ta thënë troç.

“Kjo ka një konstrukt shumë të mirë trupi, si të latineve. Latinet 7 fëmijë po t’i bëjnë, trupi nuk iu ndryshon fare. Nora nuk ka kujdes shumë në ushqim, nuk ka kohë edhe shumë për palestër, është ashtu sikur e ka fal Zoti, edhe motra ashtu, edhe nënën ashtu”, është shprehur Roberti.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top