Mbrëmjen e djeshme partnerja bukuroshe e Cristano Ronaldos, Georgina Rodriguez prezantoi në natën e tretë të festivalit të Sanremos, krah Amadeusit dhe moderatores shqiptare, Alketa Vejsiut.
Gjatë festivalit, Georgina këceu tangon e saj të parë në jetë dhe u shpreh se partneri e kishte ndihmuar shumë që të mësonte koreografinë. Ronaldo e ndoqi me adhurim performancën e saj që i la të gjithë gojëhapur.
Megjithatë, përpos reagimeve plot dashuri të futbollistit, kamara ka arritur të fokusojë një moment që po bën xhiron e rrjetit.
Mimika e Ronaldos në foton e mësipërme po komentohet së tepërmi. Kujtojmë se pas përfundimit të tangos, Georgina iu afrua partnerit dhe dyshja shkëmbyen një të pu thur.