Rozë

Rrëfehen VIP’at: Që 28 vjet nuk e pres Vitin e Ri në shtëpi

Këngëtarët kujtojnë vitet 2000 kur merrnin pjesë në xhirime, thonë se tash ky format ka ndryshuar.

Nga viti 2000, në pothuajse secilën shtëpi, me 31 Dhjetor e tutje, shikohej i njëjti program. Ajo cfarë e identifkonte çdo festë të Vitit të ri, ishin xhirimet që bëheshin enkas për këtë festë.

Kështu të bashkuar, familjet shqiptare, mblidheshin para televizorit e shikonin me admirim programin festiv dhe këngëtarët e humoristët që ishin shndërruar edhe në një lloj simboli i festave.

Një ndër ikonat e këtyre xhirimeve, që i argëtonte këta familjarë, ishte edhe këngëtarja Adelina Ismaili.

Për disa vite me radhë, ajo nuk mungoi në këto organizime. Por, tani pas 20 vitesh, krejt çka ajo kujton nga ajo kohë është moti i ftohtë.

“Sa herë përmenden xhirimet e vitit te ri, e maj mend që ka qenë ekstrem ftohtë. Kryesisht femnat gjimone perfundonim me spital me mjekime te gjata”, ka thënë Ismaili.

E xhirime të tilla për festat e fundvitit, po vazhdojnë edhe tani pas 20 vitesh. Por, sipas Adelinës, këto të fundit dallojnë shumë nga xhirimet e mëhershme. Ani pse kanë kaluar 33 vite që merret me muzikë, Adelina kishte një rregull për festën e Vitit të ri.

Ajo këtë ditë gjithmonë preferonte ta kalonte me familje. Por, ndryshe prej Adelinës, disa kolegë të saj, kanë plot 28 vjet që këtë festë nuk e presin me familjet e tyre.

Dy nga ta janë edhe ccifti Nysret Muqiqi, e Merita Muqiqi .

Madje ata shpesh u detyruan që të gjejnë mënyra të ndryshme për tu arsyetuar tek fëmijët e tyre ,vetëm për të qenë pjesë e xhirimeve.

Ani pse e ka proefsion, këtë ndarje nga fëmijët më se rëndi e përballonte Merita. Madje, në momentin kur bëhej ndrrimi i motmoteve, ajo gjithmonë kishte një urim interesant për bashkëshkortin Nysretin. Por, kjo gjë duket se dikur u kthye në traditë familjare.

Tani, djali i tyre, Albatrit Muqiqi, vazhdoi profesionin e prindërve të tij. E, për shkak të angazhimeve për këtë festë, Albatriti tani detyrohet të jetë larg familjes.

Pavërsisht se mund të mungojnë nepër data të rëndësishme në shtëpi, Muqiqi thotë se ky është profesioni që të ata kanë zgjedhur. E krejte kjo për ti argëtuar të tjerët në ndërrimin e motmoteve..

1 Comment

1 Comment

  1. neotonics official site

    January 16, 2024 at 6:11 am

    Neotonics is an essential probiotic supplement that works to support the microbiome in the gut and also works as an anti-aging formula. The formula targets the cause of the aging of the skin. https://neotonicsbuynow.us/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top