Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë një nga çiftet më të komentuar në mediat botërore dhe jeta e tyre private ka përbërë gjithnjë interes.
Teksa Ronaldo vazhdon karrierën si futbollist, Georgina ka vendosur të qëndrojë në shtëpinë e tyre luksoze për t’u kujdesur për fëmijët.
Televizioni spanjoll “Telecinco” ka zbuluar se Ronaldi i jep një shumë të madhe Georginës muaj për muaj për shpenzimet e saj dhe për fëmijët e tyre.
Sipas raportimeve shuma që merr modelja nga futbollisti i Juventusit shkon nga 50,000 deri në 100,000 euro.
Kujtojmë që Ronaldo dhe Georgina u takuan katër vjet më parë kur ajo ishte punonjëse në një dyqan.