Lajme

“Rrugët bosh, si me qenë në shkretëtirë”, qytetari publikon videon rrëqethëse nga Kavaja

Largimi masiv i të rinjve është një pla gët më të mëdha të shoqërisë shqiptare.

Me mijëra të rinj kanë braktisur Shqipërinë gjatë muajve të fundit për t’ju drejtuar vendeve perëndimore, pasi këtu nuk shohin më asnjë shpresë.

Disa prej tyre madje kanë rrezikuar edhe jetën, duke zgjedhur rrugë ilegale për të shkuar në destinacion, siç janë udhëtimet poshtë kamionit.

I gjithë ky largim vjen si pasojë e papunësisë, pagave të ulëta, keqqeverisjes, korrupsionit si dhe një sërë faktorësh të tjerë, të cilët ua shuajnë shpresat të rinjve për të ndërtuar një të ardhme në këtë vend.

Dëshmi për “boshatisjen” e Shqipërisë është edhe një video që ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, e dërguar nga një qytetar.

Në videon e cila është filmuar në një lagje të Kavajës nga kamerat e një biznesi privat, shihen rrugët e boshatisura.

Qytetari që e ka dërguar shprehet se këto pamje përngjajnë me një “shkretëtirë”. Në video po ashtu shikohet që dhe lokali është bosh.

Ai shkruan:

Pershendetje joq. Rruget bosh si me qen ne shkretetir ?. Videoja eshte ber sot ne kavaje. Flm”

“Rrugët bosh, si me qenë në shkretëtirë”, qytetari publikon videon rrëqethëse nga Kavaja on Vidnews.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top