Rudina Dembacaj ka qenë shumë e komentuar muajt e fundit për jetën private dhe sot e ftuar në emisionin “Rudina” ka folur për herë të parë për këtë temë. Rudina tregoi se nuk ka arsye pse ta fshehë lidhjen me Markun sepse është e dashuruar kokë e këmbë.
Moderatorja tha se në të ardhmen ka në plan martesën dhe dëshiron ta bëjë Viktorian me një motër ose vëlla. Gjatë emisionit, Rudina u surprizua me një video shumë të lezetshme nga vogëlushja.
“Mami je shumë e bukur. Të puç mami dhe teta Rudina”, tha Viktoria në video ndërsa Rudina i mbushi sytë me lot nga kjo surprizë e së bijës.