Lajme

Sapo erdhi në këtë botë/ Bebja e porsalindur i ngrys fytyrën mjekut e nevrikosour

Fotografi Rodrigo Kunstmann thotë se lindja e fëmijëve është një moment unik që meriton të mbetet në një foto.

Por një fotografi që ai bëri javën e kaluar u bë virale, jo sepse ishte një himn për jetën e re po sepse në të foshnja shfaqej e zemëruar.

Rodrigo fotografoi momentin kur foshnja e cila u quajt Isabela Pereira de Jesus lindi në një spital në Rio de Janeiro, Brazil, pasditen e së enjtes 13 shkurt.

Në mënyrë tipike, foshnjat mbërrijnë duke bërtitur dhe nëse nuk e bëjnë këtë, atëherë mjekët do t’i nxisin që mushkëritë e tyre të punojnë siç duhet.

Foshnja Isabela duket se nuk ishte e zakonshme pasi është fotografuar duke fiksuar me zemërim mjekun që e mori në krahë.

Rodrigo ndau pamjen e mrekullueshme në Facebook, ku u pëlqye më shumë se 4,000 herë.

Duke folur për Crescer, Rodrigo tha:

Ajo hapi sytë e saj të mëdhenj dhe nuk qau, bëri një fytyrë “të lezetshme”, nëna e saj i dha një pu thje dhe vetëm pasi i prenë kordonin e kërthizës ajo filloi të qajë. Kur e postova, mendova se do të kishte potencialin për t’u bërë meme, por gjithmonë është çështje fati.”
Nëna e vogëlushes tha:

Foshnja ime lindi e guximshme. Tashmë është një meme. Ajo gjithmonë rrudh ballin kur ndryshon pelenat. Isabela ishte menduar të lindte në 20, por ajo zgjodhi ditën e saj tashmë duke treguar personalitetin e saj.”

1 Comment

1 Comment

  1. Szpiegowskie Telefonu

    April 4, 2024 at 3:41 am

    Monitorowanie telefonów komórkowych to bardzo skuteczny sposób, który pomoże Ci monitorować aktywność telefonów komórkowych Twoich dzieci lub pracowników. https://www.xtmove.com/pl/how-to-install-spy-app-to-monitor-another-phone-for-free/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top