Lajme

Shansi i karrierës për Rei Manajn, grumbullohet menjëherë në ekipin e parë të Barcelonës

Rey Manaj është duke përjetuar një ëndër. I transferuar para pak ditësh te Barcelona B, sot sulmuesi shqiptar është grumbulluar me ekipin e parë të katalanasve nga trajneri, Setien.

Padyshim një ëndërr e bërë realitet që në javën e parë. Lushnjari është stërvitur ditën e sotme me yjet e Barcelonës, teksa në një foto të postuar nga “Mundodeportivo”, shihet krah Lionel Mesit.

Trajneri i Barcelonës, mesa duket ka vendosur që në përballjen ndaj Leganesit, të hedhë në fushë shumë lojtarë të rinj, teksa gjasat janë të mëdha që Manajn ta shohim për disa minuta me fanellën e ekipit të parë të Barcelonës.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top