Mësuesi i kitarës në Liceun Artistik, Erjon Medha denoncon heqjen e padrejtë nga puna, pas një karriere mbi 10 vjeçare, në Lice dhe Akademinë e Arteve. Në Maj 2019 i prishet kontrata e punës nga drejtoresha e Liceut, Valbona Gavelli dhe ai zvendësohet me një tjetër mësues të kitarës, Mateo Basha.
Erjon Medha: Kam filluar Liceun Artistik në ’96 deri në 2000, ku jam diplomuar në Liceun Artistik, në degën e kitarës. Pastaj kam filuar degën e kitarës në Universitetin e Arteve, në 2000 dhe jam diplomuar në 2005. Mbas kësaj periudhe kam filluar direkt si pedagog i jashtëm, për rreth 6 vite në Universitetin e Arteve. Në 2015 më jepet mundësia të filloj si mësues i jashtëm, në Liceun Artistik “Jordan Misja”. Nga 2015 deri në 2018 kam punuar si mësues i jashtëm dhe për fatin tim të mirë po themi në atë moment, lirohet një vend pune. Zysha ime shkon në universitet si pedagoge dhe lirohet vendi. Unë marrë kontratën 1-vjeçare, nga 7 Janari i 2019 deri në 7 Janar të 2020, por në Maj çuditërisht më prishet kontrata.
Gazetari: Po pse me çfarë justifikimi?
Erjon Medha: Po nuk paskam qenë pjesë e sistemit të portalit “Mësues për Shqipërinë” dhe vendin tim e merr një student që sapo ishte diplomuar në 2017.
Gazetari: Gjithë këto vite i punësuar në Lice, në Akademinë e Arteve pse nuk keni qenë pjesë e portalit?
Erjon Medha: Portali ka filluar mesa mbaj mend unë në 2015. Unë kam qenë para në sistemin arsimor, para portalit dhe vitet rrodhën dhe unë isha prapë aty dhe mendova se jam i brendshëm, jam në sistem. Dhe gjithë kjo duke u dhënë mbas punës, mbas profesionit dhe ndonjë orientim nuk kam patur, që të më thoshte drejtoresha që është e dosmosdoshme që të isha tek portali.
Por më tej Erioni tregon se në Gusht 2019, hyri në portal dhe doli i pari në renditjen për kitarë.
Emisioni “Stop” për sqarimin e çështjes ka zhvilluar një intervistë me Drejtorin e Zyrës Arsimore Tiranë, Fiqiri Cifliku.
Fiqiri Cifliku: Emërim për mësuesin provizor, në ‘17/’18, ajo s’kishte pse Erjonin!
Gazetari: Kemi dy shkelje këtë dhe atë 1-vjeçaren, që është bërë në 2019-ën.
Fiqiri Cifliku: Ajo s’kishte pse të merrte Erjonin, që këtu fillon, normalisht mo ka marrë këtë, nuk e di nga e ka marrë, mbetet për t’u hetuar kjo punë. Në këtë moment, ajo duhet t’i thoshte Erjonit: Hajde. Zyra duhet t’ia çonte drejtoreshës, t’i thoshte merreni këtë mësues, se e ke në portal.
Gazetari: Kjo ka bërë dy shkelje: këtë vendimin dhe atë, që ka bërë në 7 Janar 2019.
Fiqiri Cifliku: Po dhe nuk do të kishte dalë ky problem fare. E kupton? Këtu është gabimi. Ky është portali i 2019-2020.
Gazetari: Kitarë është Erjoni…
Fiqiri Cifliku: Erjoni është këtu, Erjon Medha.
Gazetari: Domethënë për kitarë është ky?
Fiqiri Cifliku: Për kitarë është ky dhe normalisht duhet të ishte ky, nëqoftëse do të kishte një vend të lirë atje.
Mësuesi që e ka zvendësuar, Mateo Basha nuk përmbush kriteret, për të qenë mësues, pasi masteri i tij profesional nuk e lejon të japë mësim, aq më pak si mësues në shkollën e mesme në Liceun Artistik “Jordan Misja”.
Gazetari: Mesa jemi konsultuar na del, që kemi të bëjmë me një emërim në shkelje të ligjit e Mateo Bashës, mësues i kitarës në lice. Në bazë të informacioneve, që kam marrë unë, ai ka përfunduar sistemin 3+1, pa bërë pedagogjiken, ashtu sic e parashikon ligji.
Fiqiri Cifliku: Shiko! Nëqoftëse i është bërë padrejtësi këtij personi, ai ka për të vajtur në vendin e vet, ta garantoj unë këtë pjesë! Ne do të presim grupin, që të bëjë analizën e dosjes, që të dalë me një gjë të plotë të themi.
Gazetari: Po sa mund të vonojë si kohë…?
Fiqiri Cifliku: Besoj për 2-3 ditë do ta marrim. Nga java tjetër ngelet ajo…mirë?/tvklan.al