E ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5”, ishte modelja shqiptare, Keisi Muça e cila prej disa kohësh jeton në Seul. Keisi rrëfeu në studio se mikesha e saj ishte infektuar nga Koronavirusi pas një udhëtimi në Hong Kong.
Mikesha e modeles kishte ndjerë simptomat e para të një viroze dhe pas vizitave te mjeku ishte konstatuar si rasti i parë zyrtar në Seul i prekur me Koronavirus. Për fat të mirë mikesha e Keisit e kaloi virusin pas 8 ditësh.
“I bënë dy herë analizat. Herën e parë menduan se është thjesht një virozë. Kur i bënë analizat herën e dytë rezultoi pozitive. E futën në karantinë dhe ishte tërë kohën në kujdesin e mjekëve. Ajo u regjistrua si rasti i parë. Pas 8 ditësh çdo gjë kaloi”, tregoi Keisi.
“Unë erdha para dy javësh, e kisha tranzitin nga Stambolli. Aty nuk kishte asnjë lloj shqetësimi, nuk përdornin maska. Maskat më shumë përdoren në Azi. Në aeroport çdo gjë ishte mëse në rregull. Ndërsa në aeroportin e Seulit, ka shumë rregulla, duhet të pastronim duart me dezefektantë”, u shpreh Keisi.
Rastrear Teléfono Celular
April 4, 2024 at 4:16 am
Si su esposo eliminó el historial de chat, también puede usar herramientas de recuperación de datos para recuperar los mensajes eliminados. A continuación se muestran algunas herramientas de recuperación de datos de uso común: https://www.xtmove.com/es/how-do-i-see-text-messages-from-my-husband-on-my-phone/