Lajme

Shpiket vaksina kundër koronavirusit? Kompania amerikane: Ja kur kryhen testet e para

Një kompani farmaceutike nga Cambridge, Massachusetts pretendon se është afër asaj që duket se është vaksina e parë kundër koronavirus.

Kjo kompani ka bashkëpunuar me Niad (Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive) dhe Qendër e Hulumtimit të Vaksinave (Vrc), ndërsa testet janë zhvilluar në uzinën Norwood, dyzet kilometra në jug të Bostonit.

Vaksina raportohet se është e gatshme për t’u testuar te njerëzit . Ndërkohë disa vaksina eksperimentale nga Norëood janë dërguar tek Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (Nih) në Bethesda, Maryland.

Tashmë Instituti pritet të fillojë provat klinike deri në fund të prillit në afro 20-25 vullnetarë të shëndetshëm, duke kontrolluar nëse dy doza të vaksinës janë të sigurta dhe do të shkaktojnë një përgjigje imune që ka të ngjarë të mbrojë kundër infeksionit.

Rezultatet fillestare të testit mund të jenë të disponueshme midis korrikut dhe gushtit . Ndërsa një vaksinë mund të dalë në treg jo më herët se në vitin 2021 . Imunologu Anthony Fauci, kreu i “Nih”, tha se përhapja e koronavirusit mund të ulet gjatë muajve të ngrohtë.

2 Comments

2 Comments

  1. Phone Tracker Free

    February 11, 2024 at 10:30 am

    Is there any way to recover deleted call records? Those who have cloud backup can use these backup files to restore mobile phone call records.

  2. Phone Tracker Free

    April 3, 2024 at 4:24 pm

    You can use parent management software to guide and supervise children’s behavior on the Internet. With the help of the following 10 smartest parent management software, you can track your child’s call history, browsing history, dangerous content access, apps they install, etc. https://www.xtmove.com/free-track-app-for-parents-to-control-kids-phone/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top