Shumë familje vijojnë të jetojnë në qiell të hapur pas tërmetit të 26 nëntorit, ku një ndër ta është edhe familja e Ahmet Lilës në Durrës. Kryefamiljari ka thënë se jetojnë në kushte ekstreme dhe madje brenda banesës së tyre që është shpallur e pabanueshme.
Ata jetojnë me frikë, ku më së tepërmi i tmerrohen faktit se vendin mund ta godasë ndonjë një tjetër tërmet.
Familjarët shtojnë se ata mblidhen në batanije si dhe shiu i depërton brenda banesës së tyre.
Kryefamiljari tha:
Bie shiu brenda. Futemi nëpër dysheqe dhe mblidhemi në batanije. Këto janë kushtet. Nuk e fitojmë bonusin dhe asgjë. Nuk kemi asnjë lloj shprese. Shtëpia është e dëmtuar.
Nga ana tjetër, edhe vajza e familjes tha se nuk ia dalin dot si dhe i bëjnë thirrje autoriteteve që t’i ndihmojë.
Ajo tha:
Nuk ka pasur asnjë ndërhyrje, asnjë ndihmë. Kryetari i komunës më ka thënë nuk kam çfarë të bëj. Ne strukemi dhe po jetojmë mes frikës, pasi kemi frikë se mos bie ndonjë tërmet tjetër. Nuk ja dalim dot. Shpirti ma di strukemi në batanije. Mua nuk me kanë dhënë asgjë. I bëj thirrje të na ndihmojmë dhe mos të na lënë në rrezik për jetën. Duhet të na ndihmojnë dhe mos të na lënë në mëshirë të fatit.