Lajme

Shqipëria renditet në vend të dytë për investimet më të ulëta nga BE

Vendi ynë dhe Mali i Zi janë dy vendet me fluksin më të ulët të investimeve nga vendet e Bashkimit Europian.
Të dhënat e nxjerra nga një studim i kryer nga Qendra për studime Ekonomike e Vjenës në vitin 2018 tregojnë se Shqipëria kishte nga BE vetëm 53,9 për qind të totalit të investimeve të huaja.

Para vendit tonë renditet Malli i Zi, i cili ka marrë 44.3% të investimeve të huaja nga BE.

Kurse vendet e tjera si në Europën Qendrore dhe atë Lindore kanë marrë shumë herë më shumë se Shqipëria investime nga BE.

Me dije bëhet se Maqedonia e Veriut i ka 75.3 të totalit të investimeve nga vendet e BE-së. Vendi ynë është cilësuar si një vend që po vuan mungesën e integrimit ekonomik në Bashkimin Europian si në tregti dhe në investimet e huaja direkte.

Ndërkohë numri i shqiptarëve që po largohen nga vendi është shumë i madh. Ata shprehen se po ikin sepse pagat janë shumë të ulta dhe nuk mund ta përballojnë koston e lartë të jetesës.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top