Globalisht, një në 10 vetë vuan nga dhimbja e shpinës dhe kjo është gjithashtu shkaku numër një i paaftësisë për punë në të gjithë botën.
Problemi duket të jetë veçanërisht i përhapur në SHBA.
Sipas vlerësimeve, deri në tetë nga 10 amerikanë luftojnë me dhimbjen e shpines.
Nëse keni dhimbje shpine dhe vuani nga depresioni ose ankthi, jeni në rrezik edhe më të madh për abuzimin dhe varësinë nga opiumi, sipas hulumtimeve të fundit.
Depresioni i kombinuar me dhimbjen e shpines rrit rrezikun e abuzimit me ilaçe. transmeton 10gjera.com.
Cfare duhet te beni per te reduktuar dhimbjen e shpines:
Si një hap fillestar, kur dhimbja ju godet papritmas, përpiquni të qetësoni shpinën dhe mendjen tuaj duke zbatuar akull ne zonen e dhimbshme.
Gjithashtu mund te provono disa barishte anti-inflamatore si: kurkumin dhe xhenxhefil.
Dhe, ndërkohë që shumë njerëz nuk e marrin parasysh këtë, trajtimi i emocioneve tuaja është një tjetër komponent i rëndësishëm. transmeton 10gjera.com.
Depresioni dhe ankthi tentojnë të zvogëlojnë ose të ngadalësojnë kapacitetin e trupit tuaj per tu vetesheruar.
Truri juaj, dhe rrjedhimisht mendimet dhe emocionet tuaja, në të vërtetë luajnë një rol të madh në dhimbjen tuaj.
Trajnimi i trurit tuaj duke përdorur tekniken mendje-trup si teknika e lirise emocionale (EFT) mund të jetë shumë i dobishem në raste të tilla.
Në videon e mëposhtme, praktikanti EFT Julie Schiffman tregon se si mund ta përdorni EFT-në për të lehtësuar dhimbjen tuaj, qoftë akute apo kronike.