Teksa e gjithë bota është në panik dhe në frikë prej koronavirusit në Itali është shënuar vi ktima e dytë.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane janë shënuar edhe raste të tjera më të infektuar me këtë virus që lindi në qytetin kinez të Wuhanit.
Në këtë vend tani paniku është i madh, pasi dy persona kanë humbur jetën. Raportohet se vik tima e dytë është një grua 75-vjeçare.
Deri më tani në rajonet veriore, Lombardi dhe Veneto numri i të prekurve nga virusi vde kjeprurës ka arritur në 29.
Masat që janë marr në Itali janë shumë të rrepta. Lajmi i rëndë është konfirmuar nga guvernatori i rajonit, Luca Zaia.
Ndërkohë masa edhe më të rrepta po merren ne Veneto dhe Lombardi. Një takim urgjent do të mbahet në Veneto në lidhje me masat emergjente kundër koronavirusit.
Në takim do të marrin pjesë Guvernatori, Luca Zaia dhe disa nga ministrat italianë.