Pak minuta më parë studentët kanë nisur një peticion për ta çuar në Parlament ligjin për Arsimin e Lartë.
Studentët kanë nisur të mbledhin firma. Po ashtu ata kishin në duar disa pankarta. Në një prej tyre shkruhej:
Nëse s’ka guxim rinia, vaj me det Shqipëria.’’
Ndërsa në një pankartë tjetër shkruhej:
Raketat e Iranit i rrënuan, konviket??
Studentët thonë se asnjë nga premtimet nuk janë mbajtur. Po ashtu ata janë shprehur se protestat do t’i vazhdojnë deri sa t’u plotësohen kërkesat.
Thirrja e një studenti ka qenë:
Nuk e duam Shqipërinë si Europa e duam Shqipërinë si Kosova.