Lajme

Studenti heq më shumë se gjysmën e peshës së tij brenda një viti, nuk njihet më

Një student që peshonte pothuajse 190 kilogramë arriti të heqë më shumë se gjysmën e peshës së trupit të tij në vetëm një vit. 20- vjeçari, Kaya Tuncar humbi kaq shumë peshë saqë pedagogët e tij në Universitetin e Mançesterit supozuan se ai ishte një student krejtësisht i ri.

Kaya, nga Mançesteri, pa se pesha e tij u shtua pasi ushqehej shumë me toste me djathë dhe proshutë gjatë kohës që ishte në universitet.

Por ai vendosi të merrte nën kontroll peshën e tij pasi pësoi dhimbje në gjoks, dhe u bind nga e ëma të ndjekë dietën 1: 1 nga Cambridge Weight Plan.

Ai tha: “Më parë haja shumë, deri në atë pikë sa nuk do të haja në publik.

“Gjërat që haja më shumë ishin sanduiçet me djath dhe tostet- në thelb gjithçka që përfshin djathë dhe bukë.

“Por të qenit kaq  në mbipeshë më la të pakënaqur dhe e dija që edhe mamaja ime ishte e shqetësuar për mua. Por humbja e gjithë peshës më dha një ngritje të lartë të vetëbesimit”.

“Kur u ktheva në universitet, shumë më pyesnin nëse isha student i ri  pasi njerëzit thjesht nuk më njihnin. Më bëri shumë përshtypje mamaja ime dhe e dija që ajo do të luftonte me peshën e saj, pasi edhe ajo humbi 12 kg në peshën e saj të parë. Kjo më bëri më të vendosur, duke parë nënën time të humbasë peshën por edhe fakti që ishim familje e mund të shihnim rezultatet e njëri-tjetrit, na nxiti të dyve”.

Burimi: ladbible |Përktheu dhe përshtati: joq-albania.com

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top